Kush eshte kandidat per Rritjen e Gjoksit?

Pothuajse cdo femer e cila do te permiresoje pamjen e saj mund ta beje kete me ndihmen e protezave per gjoksin. Ka nje sere arsyesh qe e bejne nje grua te deshiroje te kete nje numer me te madh te gjoksit. Shume gra nuk e kane asnjehere madhesine qe duan, te tjera e humbin volumin e gjoksit pas shtatzanise ose pas renies nga pesha. Disa madje kane nje diference te dukshme ne permasat midis dy gjinjve dhe do te donin ti kishin te barabarta.
Nese jeni duke marre ne konsiderate te kryeni nje intervent te tille eshte e rendesishme te percaktojme me pare nese jeni e gatshme duke vleresuar tre kendveshtrime: statusin fizik, ate emocional dhe financiar.
Fillimisht mjeku do percaktoje statusin e shendetit tuaj fizik. Ai do t’iu pyese per nderhyrjet e meparshme kirurgjikale, shtrimet ne spital, pranine e semundjeve kronike, medikamentet, allergjite, duhanpirjen, shtatezanite dhe mamografite e bera. Ne qofte se ju keni zemer dhe mushkeri te shendetshme ju do ta toleroni me se mire anestezine dhe nderhyrjen. Por ne qofte se keni diabet te pakontrolluar apo semundje kardiake kirurgjia e implantimit te gjoksit nuk do te jete e pershtatshme per ju. Po ashtu ekzistojne edhe disa patologji te tjera qe nuk iu bejne kandidat per kirurgjine.
Pike e rendesishme eshte edhe fakti qe ju duhet te pergatiteni emocionalisht per te perballuar stresin e procedures kirurgjikale dhe periudhen e rekuperimit. Operacionet estetike kirurgjikale nuk rekomandohente kryhen ne periudha te jetes te ngarkuara emocionalisht dhe te shoqeruara me stres, si humbja e nje te afermi apo afer ceremonise se dasmes. Gjithashtu ju duhet te jeni te bindur qe po e ndermerrni kete hap sepse ju e doni dhe e zgjidhni kete nderhyrje dhe jo sepse dikush tjeter e do ate per ju. Sigurisht qe me e mira eshte kur vendimit tuaj i bashkohet dhe miratimi i te afermve tuaj. Kjo e ben me te perballueshme si proceduren ashtu edhe periudhen e rekuperimit.
 
Nje aspekt i rendesishem por jo shpesh i diskutuar i procedures se zmadhimit te gjoksit eshte dhe impakti ekonomik i tij ne jeten tuaj. Nese do te kete komplikacione heret apo vone do te kete kosto ekstra. Edhe kur cdo gje shkon mire ju duhet te beni nje llogari te kostove qe mund te keni ne te ardhmen duke qene se protezat mundte mos zgjasin perjete. Psh: nese ju jeni 20 vjec dhe vendosni nje proteze e cila zgjat 15 vjet me nje llogari te thjeshte do t’ju duhet te parashikoni dhe nje intervent te dyte e te trete. Keto kosto duhet ti keni parasysh kur vleresoni kryerjen e nje interventi te tille.

Sante Plus Aesthetich
Submitting your information...