Jepini forme dhe ngrijini gjinjtë tuaj

Ka një numër arsyesh përse te grate të zhvillohet varja e gjinjve. Kjo mund të ndodhë pas shtatzënisë, me ose pa dhënien e gjirit.Ajo mund të jetë për shkak të procesit te plakjes, shtimit ne peshe, apo menopauzës.Graviteti eshte gjithashtu nje faktor qe agravon me teper ne varjen e tyre. Ndersa te disa vajza ky fenomen thjesht vihet re ne moshe shume te re.
Mënyra më e thjeshtë për të perceptuar konceptin e varjes se gjirit, është se ka me shumë lëkurë sesa sasia e vëllimit.Kjo është arsyeja pse procedurat korrigjuese mund të përfshijnë zvogëlimin e sasisë së lëkurës e cila rezulton në plagë, rritjen e vëllimit të gjirit me një implant, ose të dyja.
Ka disa variacione të anatomisë se gjirit që mund të trajtohen me Ngritjen e  gjoksit. Po ashtu ka një shumëllojshmëri të gjerë të teknikave që mund të përdoren për të kryer një Ngritje. Shpesh implantet e gjirit janë të rekomanduara për të përmbushur qëllimin dhe një vendim shumë i rëndësishëm është nëse zgjidhni ti vendosni implantet në të njëjtën kohë me procedure e Ngritjes, ose në një operacion të mëvonshëm. Qëllimi përfundimtar është një formë atraktive, më e fortë, dhe më rinore e gjirit ne kërkim.

Sante Plus Aesthetich
Submitting your information...