Kirurgjia e Kapakut te Syve (Blefaroplastika)

BlepharoplastyLekura e rene, e rrudhur dhe dhjami i shtuar ne kapaket e syve ju ben te dukeni vazhdimisht i lodhur dhe me pamje te trishte. Faktore si gjenetika dhe ekspozimi ne diell pershpejtojne shfaqjen e shenjave te moshes.

Lifting i kapakeve te syve ose blepharoplastika mundeson heqjen e lekures dhe dhjamit te tepert duke ju dhene nje pamje me te re.

Gjate procedures mund te behet edhe heqja e qeseve poshte syve. Kjo ju mundeson nje imazh me te relaksuar dhe pa shenja lodhjeje.

Lekura e tepert hiqet nga kapaku i siperm i syrit nepermjet nje incizioni te vogel pergjate palosjes natyrale te kapakut. Lekura dhe dhjami ne kapakun e poshtem mund te hiqen po me nje incizion te vogel nen qerpike, ose nese do hiqet vetem dhjami mund te behet me nje incizion brenda kapakut te poshtem duke lene nje shenje te padukshme.

Blepharoplastika mund te kryhet me anestestezi te pergjithshme ose lokale. Ndonese diskomforti pas kirurgjise eshte minimal grada e edemes (enjtjes) dhe mavijosjes varion shume nga pacienti ne pacient dhe nga teknika e perdorur. Koha e nevojshme e rekuperimit varion nga tre ne dhjete dite.

Sante Plus Aesthetich
Submitting your information...