Transplanti i Flokut

hair-transplants-11Nga shumë alternativa per trajtimin e rënies së flokut, kirurgjia e restaurimit te tij ka rezultuar si metoda me efektive. Ekzistojnë disa procedura per restaurimin e flokëve të munguar nga të cilat burrat dhe gratë mund të zgjedhin, duke përfshirë transplantin e flokut dhe zëvendësimin e përhershëm të tij. Më poshtë ju do të gjeni informacion mbi metodën e aplikuar nga Sante Plus Aesthetics në Tiranë.

Përftimi i njësisë folikulare (FUE)

Profesionistë të mjekësisë të trajnuar posaçërisht, presin indet e nje rripi te korrur donator nen mikroskop dhe ndajne graftet e njesive folikulare te flokeve per transplantim. Kjo procedure njihet si perftimi i njesise folikulare. Çdo njesi folikulare e graftit te flokeve te perftuar perbehet nga nje cope e holle e indeve te skalpit, i cili permban kapilare dhe folikujt te flokut, me rreth nje milimeter te flokeve te dale nga siperfaqja origjinale e lekures.

Transplantimi i flokut donator

Pasi largohet nga pjesa e pasme e kokes, rripi donator segmentohet kirurgjikisht ne njesi folikulare –inde te vogla graftesh te cilat permbajne nje deri ne kater qime nga nje folikul i vetem i flokeve. Ne regionin marres behen prerje te vogla dhe njesite folikulare futen aty me kujdes. Folikujt e rinj te flokeve rilokalizohen ne menyre qe gjate procedures se restaurimit te flokeve, zona e lekures se kokes e cila eshte pa floke, te mbulohet gradualisht.

Per te siguruar nje pamje natyrale nga restaurimi i flokeve, dendesia e flokut luan nje rol thelbesor. Ne ditet e para te rivendosjes se flokeve, grumbuj te medhenj te folikujve vendosen ne vrima te ngushta ne lekuren e kokes. Rezultatet e ketyre perpjekjeve te hershme ne restaurimin kirurgjikal te flokut ishin alternimi i sektoreve me floke te dendur dhe te holle. Me permiresimin e teknikes dhe teknologjise, ne menyre progresive grupe me te vogla te folikujve transplantohen me prerje edhe me te vogla. Rezultati eshte dendesi me e larte ne transplantin e flokeve, duke kontribuar ne nje model me natyral te pamjes se flokeve.

Rikuperimi pas Transplantit te Flokeve

Pasi te gjithe mikrograftet jane vendosur ne lekuren e kokes, pacienti do te ndjeje ashpersi ne zonen e transplantimit si dhe formim te disa krustave te vogla. Zona e prekur e skalpit  sherohet shpejt, ashtu sikurse edhe zona dhuruese pas incizionit. Si floku natyral i cili kalon ne nje faze pushimi, ashtu edhe floku i transplantuar kalon ne kete faze duke rene pas disa javesh. Brenda disa muajve, floket do kalojne perseri ne fazen e tyre te rritjes duke filluar te rriten normalisht. Folikujt e transplantuar gjate restaurimit te flokeve nuk jane te ndjeshem ndaj ndikimeve biologjike si folikujt origjinale ne zonen e boshatisur te kokes dhe per kete arsye prodhojne floke ashtu siç kane bere ne lokalizimin origjinal te tyre.

Kandidatet per transplantet e flokeve

Ne saje te teknikave te avancuara kirurgjikale, zevendesimi i flokeve mund te behet i perhershem me kirurgjine e transplantit te flokeve, e cila po behet gjithnje e me popullore si procedura me efektive e restaurimit te flokeve. Sot, transplantet e flokut duken shume te natyrshme, sepse profesionistet mund te krijojne pamjen e nje lekure te kokes me rinore. Me poshte ju do te gjeni informacion mbi ate qe e ben nje individ kandidatin e pershtatshem per transplantin e flokut.

Kerkesat e pergjithshme

  • Zone donatore e pershtatshme: Kandidatet per nje transplant te perhershem te flokut perfshijne meshkujt dhe femrat qe kane nje sasi te mjaftueshme flokesh ne zonen donatore te kokes. Per shumicen e pacienteve meshkuj kjo zone perfshin pjesen e pasme dhe anesore e skalpit, zona ne te cilat shumica e meshkujve kane floket e tyre pasi pjesa e siperme dhe e perparme pesojne humbje te flokeve.
  • Mosha: Nje transplant i perhershem per zevendesimin e flokeve eshte me i pershtatshem per burrat 40 vjeç ose me shume. Natyra e paparashikueshme e duke i bere keto te fundit kandidate me pak te pershtatshem.
  • Shendeti: Kandidatet ideale per transplantin e flokeve duhet te kene shendet relativisht te mire dhe te mos jene duhan-pires.
  • Kandidatet per transplant te flokut duhet te kene pritshmeri realiste per rezultatet e mundshme te trajtimit, si dhe sasine e kohes se duhur per ri-rritjen e flokut.

Rreziqet dhe Perfitimet e Transplantit te Flokut

Per shumicen e pacienteve, rreziqet e operacionit te zevendesimit te flokeve jane te parendesishme dhe shume me te vogla se perfitimet e mundshme. Gjate konsultes tuaj para-operative, mjeku do te diskutoje te gjitha aspektet e procedures, duke perfshire efektet e mundshme anesore te nje transplanti te flokut, ne menyre qe ju te mund te merrni nje vendim te informuar.

Permiresimi i pamjes

Perfitimi me i dukshem i kirurgjise se zevendesimit te flokeve eshte pamja rinore qe pacienti merr e cila ka nje ndikim pozitiv si ne sferen profesionale ashtu dhe ate sociale. Humbja e flokeve, sidomos humbja e parakohshme e flokeve, mund t’i beje njerezit te duken me te moshuar nga ato qe jane ne te vertete.

Rritja e Vete-vleresimit

Se bashku me nje pamje te permiresuar, pjesa me e madhe e pacienteve arrijne te rrisin vetevleresimin. Shumica e njerezve perpiqet t’i rezistoje plakjes, veçanerisht kur shenjat e plakjes duket qe do te vijne para kohe. Aftesia per te rifituar nje pamje me rinore pothuajse gjithmone i ben njerezit te ndjehen me mire me veten e tyre duke permiresuar keshtu menyren se si ato i perqasen jetes.

Risqet Potenciale te Transplantit te Flokut

Ashtu si çdo nderhyrje, edhe transplanti i flokut ka risqet e veta, kryesisht gjate procesit te sherimit. Ekziston gjithmone nje risk shume i vogel i infeksionit te lekures, zakonisht gjate periudhes se rikuperimit pas procedures. Situatat e tjera karakterizohen me sakte si probleme te mundshme te transplantit te flokeve, por keto situata rralle kualifikohen si rreziqe te medha mjekesore.

Efektet anesore te transplantit te flokeve

Nje efekt anesor qe mund te jete nje problem ne transplantin e flokeve eshte mpirja rreth zones dhuruese apo marrese. Kjo mungese e ndjesise eshte pothuajse gjithmone e perkohshme dhe neutralizohet brenda dy ose tre muajve te kirurgjise se zevendesimit te flokeve. Edhe pse nuk eshte nje rrezik i vertete mjekesor, ekziston edhe nje risk i vogel qe floket e transplantuar te mos i mbijetojne procedures. Ne duar te sigurta mbi 95 % e flokeve te transplantuar mbijetojne.

Kohezgjatja e Transplantit te Flokut

Me poshte do te detajojme periudhen kohore te sherimit te pacienteve qe i jane nenshtruar nje operacioni per zevendesimin e flokeve. Edhe pse rezultatet mund te ndryshojne nga pacienti ne pacient ne varesi te shtrirjes se transplantit te flokeve, ky afat kohor mbulon dekursin e pergjithshem te rritjes dhe sherimit per pjesen me te madhe te pacienteve. Rreth 24 ore pas procedures se transplantimit te flokeve, pacienti do te vere re se disa krusta te vogla te cilat formohen ne secilin nga graftet. Kjo eshte krejtesisht normale dhe neutralizohet rreth shtate deri ne dhjete dite pas operacionit te zevendesimit te flokeve. Rreth gjashte deri ne pesembedhjete jave pas procedures, floket e mbjellur fillojne te rriten sipas ciklit normal te rritjes se flokut, pra 1 cm ne muaj.

Kirurgjia e zevendesimit te flokeve eshte nje procedure e komplikuar qe ne disa raste mund te kerkoje me shume se nje seance brenda nje periudhe prej nje deri ne dy vjet derisa te arrihet rezultati i deshiruar. Transplanti i flokeve eshte bere nje procedure qe perfshin kohe me intensive per te siguruar rezultate me te mira. Grupimet me te vogla te folikujve qe mundesojne nje pamje vertete natyrore, domosdoshmerisht marrin kohe me te gjate per t’u zhvilluar dhe per t’u implantuar ne menyre me te pershtatshme. Qendrueshmeria ne nje proces te gjate ka pa diskutim edhe shperblimin e saj duke bere qe transplantimi modern i flokeve te finalizohet me rezultatet permanente dhe efektin natyral aq shume te kerkuar.

Sante Plus Aesthetich
Submitting your information...