Plazem e pasuruar me trombocite (PRP) ne Sante Plus Aesthetics

prp-11

Terapia me plazem eshte procedura me e re anti-aging. Trajtimi utilizon gjakun e vete pacientit pa patur riskun e alergjive. Trajtimi fuqizon aftesite sheruese te vete organizmit duke rritur potencialin e riorganizimit te indeve.

Trombocitet permbajne faktore rritjejete cilet aktivizojne dhe rigjenerojne qelizat trupore. Keto faktore rritjeje kur clirohen stimulojne prodhimin e kolagjenit dhe gjenerimin e kapilareve te rinj per te rigjeneruar lekuren.

PRP rekomandohet ne rastet me rrudha te imeta perreth syve, ne zonen midis hundes dhe gojes, rrudhat perreth buzeve, shenjat e akneve, rrudhat e ballit, rrudhat e qafes, rrathet e zinj te syve si dhe lekuren e varur apo te leshuar apo thjesht per te rigjeneruar kete te fundit.

Gjaku i marre direkt para procedures centrifugohet, duke bere te mundur ndarjen e plazmes nga pjesa tjeter e gjakut. Plazma e pasuruar me trombocite dhe qeliza te bardha gjaku injektohet ne zonen e deshiruar.

Clirimi i faktoreve te rritjes ne zonat e injektimit te plazmes promovon prodhimin e kolagjenit dhe acidit hialuronik duke permiresuar keshtu rrudhat dhe shenjat e akneve.

Sante Plus Aesthetich
Submitting your information...